Ndërlidhjet

Daniel Shehtman fiton Çmimin Nobel për Kiminë


Shkencëtari izraelit, Daniel Shehtman, ka fituar Çmimin Nobel për Kiminë këtë vit, për zbulimin e tij të kuazikristaleve.

Sipas Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, zbulimi i Shehtmanit ka ndërruar qasjen e shkencëtarëve.

"Për dallim nga bindjet e mëhershme se atomet në kristale kanë shpërfaqje simetrike, Shehtman ka dëshmuar se atomet në kristale mund të paraqiten në forma të papërsëritshme”, thuhet në shpjegimin e Akademisë.
XS
SM
MD
LG