Ndërlidhjet

Vetoja fyese


Pamje nga protestat e shtatorit në Siri...
Pamje nga protestat e shtatorit në Siri...
Kombet e Bashkuara thonë se janë të “fyera” nga Vetoja të cilën Rusia dhe Kina e kanë vënë ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit, që e hartuan evropianët për të sanksionuar shtypjen e dhunshme të protestave anti-qeveritare në Siri.

Nëntë shtete mbështetën rezolutën në këshillin 15 anëtarësh, ndërsa India, Afrika e Jugut, Brazili dhe Libani, abstenuan gjatë votimit të së martës mbrëma.

Teksti i hartuar nga Franca në bashkëpunim me Britaninë, Gjermaninë dhe Portugalinë, megjithatë, u hodh poshtë për shkak të Vetos të cilën e përdorën dy nga pesë shtetet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Rezoluta e hartuar nga evropianët ishte zbutur si përpjekje për të shmangur përdorimin e Vetos nga shtetet në fjalë. Në këtë mënyrë, hartuesit e dokumentit ndryshuan fjalët “sanksione” me termin “masa specifike”, që do të përdoreshin ndaj Damaskut, po që se do të vazhdonte shtypja e dhunshme e protestave kundër regjimit të presidentit Bashar Al Asad.

Pas votimit, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Suzen Rajs, shprehi indinjatën e Uashingtonit zyrtar.

Shtetet e Bashkuara janë të fyera për shkak se ky këshill ka dështuar plotësisht të adresoj një sfidë urgjente e morale dhe një kërcënim në rritje për paqen dhe sigurinë e rajonit. Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit kanë kërkuar për javë të tëra që ta dobësojnë dhe ta heqin çfarëdo teksti që do të mund të shpëtonte nga egërsia e Asadit jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha ajo.

Gjatë fjalimit të emisarit të Sirisë në Kombet e Bashkuara, Bashar Xhafari, Rajs dhe ambasadori i Britanisë, Mark Liell Grant, lëshuan takimin e Këshillit të Sigurimit si shenjë proteste.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë që më shumë se 2.700 njerëz të jenë vrarë në Siri që kur nisi shtypja e protestave në muajin mars.

Qeveria e presidentit sirian, Basar Al Asad, e cilësoi shtypjen e protestave si pjesë të reformave, ndërsa akuzoi grupet e armatosura për përleshjet që ndodhën në vend.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin, tha se kërcënimi i Sirisë me një ultimatum dhe me sanksione është i papranueshëm.

Drafti i refuzuar sot ishte bazuar në një filozofi krejt tjetër, filozofinë e konfrontimit.
Drafti i refuzuar sot ishte bazuar në një filozofi krejt tjetër, filozofinë e konfrontimit. Ne nuk mund të pajtohemi me këto akuza të njëanshme kundër Damaskut. Ne mendojmë se ato janë të papranueshme. Kjo qasje është në kundërshtim me parimet e marrëveshjes paqësore të një krize, e cila do të duhej të bazohej në një dialog të plotë kombëtar në Siri”, u shpreh diplomati rus.

Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Li Baodong, tha se Pekini ka kundërshtuar çfarëdo lloj ideje që flet për “ndërhyrjen në punët e brendshme të Sirisë”, ndërsa theksoi se sanksionet e mëtejmë ose kërcënimi me sanksione “do të mund ta komplikonte më tej situatën”.

Moska dhe Pekini kanë theksuar se një rezolutë, e cila do të autorizonte përdorimin e forcës për të mbrojtur qytetarët ishte keqpërdorur nga NATO-ja për të rrëzuar regjimin e presidentit të Libisë, Maumer Gadafi.

Sidoqoftë, Rajs i denoncoi këto shtete për një “hile të dobët”.

T’i heqim dyshimet, nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje ushtarake. Nuk bëhet fjalë për Libinë.
Të tjerët thonë se veprimi i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit ndaj Sirisë do të ishte një pretekst për një ndërhyrje ushtarake. T’i heqim dyshimet, nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje ushtarake. Nuk bëhet fjalë për Libinë. Kjo është një hile e dobët e atyre që do të shisnin më parë armë për regjimin në Siri se sa të ndihmojnë popullin sirian”, theksoi ajo.

Ambasadori i Francës në OKB, Xhera Arodë, tha se Vetoja dëshmon “përbuzjen e interesave legjitime për të cilat është luftuar që t’i ketë Siria” që kur nisën protestat në këtë shtet.

"Ne shpresojmë që Al Asad nuk do ta merr këtë rezultat si garanci për të shtuar dhunën ndaj protestuesve. Kjo Veto nuk është fundi i rrugës. Ne do të vazhdojmë të mbesim këtu dhe ne do të kthehemi sërish në Këshill po që se shohim se kalohet në një shkallë tjetër të dhunës, ne nuk do të dorëzohemi”, u shpreh ai.

Përdorimi i Vetos, në të njëjtën kohë nga Kina e Rusia, për herë të fundit u pat bërë në vitin 2008, kur këto dy shtete kundërshtuan vënien e sanksioneve të propozuara ndaj Zimbabvesë.(e.p.)
XS
SM
MD
LG