Ndërlidhjet

logo-print

Suspendohet Partia Komuniste e Kazakistanit


Partisë Komuniste së Kazakistanit iu kanë suspenduar aktivitetet për gjashtë muaj, për shkak se ka ndihmuar në themelimin e një lëvizje që monitoronte një grevë të vazhdueshme nga punëtorët e naftës.

Gjykata në Almaty, vendosi të martën se partia ka shpërfillur ligjin mbi organizatat publike duke krijuar Lëvizjen “People’s Front”, e cila po monitoronte grevën masive në provincën perendimore Mangistau.

Udhëheqësi i partisë Gaziz Aldamzharov tha se vendimi i gjykatës ishte i ndikuar politikisht dhe se synon të bëjë ankesë për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG