Ndërlidhjet

Greqi: Protestë kundër masave të Qeverisë


Mijëra demonstrues kanë marshuar nëpër kryeqytetin grek sot, si pjesë e protestës nacionale kundër masave të vëna nga qeveria për ta shpëtuar Greqinë nga dështimi.

Policia tha se 18,000 deri në 20,000 demonstrues kanë marshuar nëpër Athinë.

Zyret qeveritare dhe shërbimet publike mbeten të mbyllura, transporti publik është ndërprerë dhe fluturimet janë anuluar. Ndërsa, policia shpërndau gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të vogël të të rinjëve që po hudhnin gurë jashtë parlamentit.

Qeveria greke ka zhvilluar bisedime me auditorë ndërkombtar për të vlerësuar nëse Greqia ka bërë mjaftueshëm progres, sa për ta fituar fondin e ardhshëm nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar ndërkombëtar.

Të marten, një vendim i ministrave të eurozonës për të shtyrë vendimin e tyre për fondin 8 miliardë dollarësh për Greqinë, edhe një herë rriti shqetësimet se Greqia do të dështojë me borxhet e saj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëton për në Bruksel sot për bisedime me zyrtarët kryesorë të Komisionit Evropian rreth krizës së eurozonës.
XS
SM
MD
LG