Ndërlidhjet

Eulex denon sulmin në veriun e Mitrovicës


Rreth tridhjetë minuta pas mesnatës është regjistruar një shpërthim, në një parking të një ndërtese në veri të Mitrovicës, njoftoi policia rajonale e Kosovës. Sipas njoftimit, tri automjete kanë pësuar dëme materiale gjatë incidentit.

Dyshohet se cak i këtij sulmi të ketë qenë automjeti “Audi80” pa targa të regjistrimit, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, i punësuar si staf lokal në EULEX.

EULEX-i dënon ashpër sulmin e natës së kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës .Në një komunikatë, shefi i këtij misioni, Ksavier de Marnjak, citohet të ketë thënë se "kjo ishte një përpjekje e qartë e frikësimit kundër këtij pjesëtari të stafit dhe misionit në tërësi. Ky është një sulm kriminal kundër Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe si i tillë, është i papranueshëm”.


Stafi i EULEX-it do të vazhdojë të operojë në të gjithë veriun e Kosovës, në porta, në Gjykatë, në Shtëpinë e BE-së dhe në patrullim, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG