Ndërlidhjet

Tahiri: BE-ja t’i bëjë presion Serbisë


Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Serbisë për vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, që janë ndërprerë muajin e kaluar, tha shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri.

“Në këtë fazë BE-ja duhet të jetë, më e vendosur dhe të përdorë mjete diplomatike për presion ndaj Serbisë, për implementimin e marrëveshjeve dhe për vazhdimin e dialogut”, tha Edita Tahiri, në konferencën e përbashkët për gazetarë, me minsitrin e jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, në Lubjanë.

Sipas zonjës Tahiri, BE-ja si ndërmjetësuese në dialog, “ka mjete të rëndësishme për t’i detyruar palët për bashkëpunim”.

Ajo e ka fajësuar qeverinë e Serbisë për këtë situatë dhe është shprehur se BE-ja duhet ta shpërblej Prishtinën me “raporte kontraktuale”, deri në fund të vitit, për rolin konstruktiv të Prishtinës deri tash.
XS
SM
MD
LG