Ndërlidhjet

Uka: Isha viktimë e propagandës ekstremiste


Shqiptari nga Kosova, Arid Uka, kundër të cilit po zhvillohet procesi gjyqësor për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Franfukrtit në Gjermai, tha sot se ai më nuk beson në xhihad ose luftën e shenjtë dhe se ka rënë viktimë e “propadgandës” esktremiste.

Ai është i akuzuar për vrasjen e ushtarëve Nikolas Alden (25 vjeçar) dhe Zahari Kudebak (21), për përpjekje për vrasje dhe për plagosjen e dy ushtarëve të tjerë.

Uka, 21 vjeçar, në fillim të procesit, në muajin gusht, i ka pranuar vrasjet, duke thënë se një natë më parë ai kishte parë një video ku shihej se si ushtarët amerikanë e kishin dhunuar një të re myslimane.

Sipas fjalëve të tij, kjo video e kishte nxitur për aksion, dhe kishte dëshiruar që të bëjë çdo gjë të mundshme që të mos lejoj që amerikanët të shkojnë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG