Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Paneta, thotë se ushtria amerikane ballafaqohet me shkurtime buxhetore dhe nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar në plotësimet e rëndësishme eventuale në NATO.
Gjatë një fjalimi në Bruksel, para fillimit të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, zoti Paneta, pos tjerash, tha se aleatët e NATO-s duhet të punojnë së bashku për ndarjen e ngarkesës për siguri, në kohën kur presionet financiare i kanë prekur edhe shpenzimet për mbrojtje në të dy anët e Atlantikut.
“Aleanca e NATO-s duhet të mbetet e fortë dhe për këtë kërkohet që anëtarët të përkushtohen për shqyrtimin e boshllëqeve në kapacitetet tona ushtarake, bile edhe derisa ne konfrontohemi me sfidat e kursimeve fiskale”, tha Leon Paneta.