Ndërlidhjet

Marrëveshja e Ohrit – rëndësi kyçe


Pamje nga Maqedonia
Pamje nga Maqedonia
SHBA kanë qenë dhe mbetet partneri ynë shumë i rëndësishëm, si gjatë procesit të miratimit, dhe tani gjatë jetësimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ka deklaruar zëvendëskryeministri Musa Xhaferi,

Ai tha se me ambasadorin amerikan, Poll Volers ka biseduar për format e bashkëpunimit në sendërtimin e Maqedonisë si shtet multietnik me kapacitete të zhvilluara demokratike.

Tani do të vazhdojmë me këtë proces të realizimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si një dokument bazë që ka reformuar Kushtetutën e Maqedonisë, pas konfliktit të vitit 2001 dhe vazhdon të jetë çelësi kryesor që nxitë zhvillimin e proceseve të para, procese këto në funksion të perspektivës së vendit dhe realizimit të interesave të të gjithë qytetarëve të vendit”, është shprehu, Musa Xhaferi, përgjegjës për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Shkup, Poll Volers, ka theksuar se mbështetja e SHBA-ve mbetet e pa kursyer sa i përket përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga komuniteti ndërkombëtar për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

"Një nga çështjet kyçe për ne, është që Marrëveshja kornizë e Ohrit, për çka Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se ky dokument është kyç për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë, me perspektivë për zhvillimin e demokracisë multietnike, të gjejë zbatim në të gjitha poret e shtetit, si dhe për jetësimin e plotë të saj të angazhohen të gjitha subjektet relevante në vend”, është shprehur ambasadori amerikan në Shkup, Poll Volers.
XS
SM
MD
LG