Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi viziton Armeninë, Azerbaixhanin dhe Gjeorgjinë


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, do të nis sot një vizitë në Armeni, Azerbaixhan dhe Gjeorgji, gjatë së cilës pritet të bëjë thirrje për zvogëlim të tensioneve rajonale.

Sarkozi sipas agjendës do të vizitojë së pari Armeninë, pastaj do të udhëtoj për Azerbejgjan dhe në Gjeorgji për tu kthyer më pas në Paris.

Përpara vizitës së tij, të mërkurën, Sarkozi u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbaixhanit për të shkuar drejt një zgjidhje për Nagorno-Karabakun, i cili është një territor armen por që mbahet brenda territorit të Azerbajxhanit.

Franca, bashkë-kryeson me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, Grupin Minsk të OSBE-së, që është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila ka qenë duke u përpjekur të ndërmjetësojë një zgjidhje të konfliktit të Karabakut.

Në Gjeorgji, Sarkozi pritet të takohet me presidentit Mikheil Sakashvili për bisedime që pritet të përfshijnë edhe çështjen e marrëdhënieve të tensionuara me Rusinë, që kanë vazhduar që nga lufta e shkurtër e vitit 2008, kur dy vendet luftuan mbi territorin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut.
XS
SM
MD
LG