Ndërlidhjet

logo-print

Vdes Stiv Gjobs, vizionari i kompanisë Apple


Stiv Gjobs, vizionari i pajisjeve elektronike të kompanisë Apple, i cili ka ndihmuar në transformimin e botës së kompjuterëve, muzikës dhe telefonave mobil, ka vdekur në moshën 56.

Vdekja e Gjobs u bë e ditur përmes një deklarate të kompanisë Apple të lëshuar të mërkuren mbrëma.

Familja e tij në një deklaratë tha se ai kishte vdekur “paqësisht”, i rrethuar nga antarët e familjes.

Gjobs luftonte me një formë të rrallë të kancerit në pankreas dhe iu nënshtrua një intervenimi në vitin 2009. Ai dha dorëheqje si shef ekzekutiv i Apple në gusht.

Stiv Gjobs shihej si forca kryesore lëvizëse prapa vendosjes së trendeve të kompjuterëve Apple dhe produkteve elektronike si kopmjuteri Macintosh, iPod dhe iPhone.

Në një delaratë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama përshëndeti Gjobs-in si një nga “inovatorët më të mëdhenjë” duke thënë se ai ishte mjaftueshëm i guximshëm sa të mendonte ndryshe nga njerëzit e tjerë, dhe mjaftueshëm i talentuar sa të ridefinonte tërë industrinë dhe të transformonte jetën.
XS
SM
MD
LG