Ndërlidhjet

Klinton: Këshilli i Sigurimit “shmang përgjegjësinë” për Sirinë


Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të dytën ditë të kritikojnë Këshillin e Sigurimit se ka dështuar në kalimin e rezolutës që dënon goditjet vdekjeprurëse të regjimit sirian mbi protestuesit.

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton tha të mërkurën se Këshilli i Sigurimit ka “shmangur përgjegjësinë” dhe poashtu tha se Rusia dhe Kina, të cilat kanë vënë veton në këtë rezolutë, do të duhet të japin shpjegime për popullin sirian.

Klinton tha se “populli sirian nuk do të harrojë” dështimin e Këshillit të Sigurimit për ta miratuar këtë rezolutë.

Rusia dhe Kina në votimet e së martës përdorën fuqinë e tyre të vetos, si anëtarë permanent të Këshillit të Sigurimit, për ta rrëzuar këtë rezolutë, duke thënë se nuk mund të mbështesin vënien e sanksioneve për regjimin sirian.

Brazili, India, Libani dhe Afrika Jugore kanë abstenuar votimet.

Sipas OKB-së, më shumë se 2,700 njerëz janë vrarë nga goditjet e regjimit sirian, që kur lëvizja e protestave mori hov në mes të marsit.
XS
SM
MD
LG