Ndërlidhjet

logo-print

Kombet e Bashkuara: Shkallë e lartë e vrasjeve


Një raport i ri i lëshuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se vendet në Amerikën Qendrore dhe Afrikë kanë shkallën më të lartë të vrasjeve në botë.

Në studimin e parë global për vrasjet, Zyra për Drogë dhe Krime e Kombeve të Bashkuara, thotë se rreth 468,000 janë vrarë nëpër krime të ndryshme në botë vitin e kaluar.

Agjencioni i cili ka bazën në Vjenë thotë se 36 % e këyre incidenteve kanë ndodhur në Afrikë, ndërsa 31 % në Amerikë. Poashtu thuhet se në Azia kanë ndodhur 27% të vrasjeve në botë, dhe në Evropë 5%.

Agjencia tha se vrasjet kanë qenë në rënie në vendet perëndimore dhe të Azisë, ndërsa krimet e tilla mund të vijnë afër "pikës së krizës" në Amerikën Qendrore dhe Karaibe.

Studimi tërhoqi paralele në mes nivelit të ultë të zhvillimit ekonomik dhe nivelit më të lartë të vrasjeve.

Sipas këtij studimi, mesatarja globale e vrasjeve është 6.9 për 100,000 njerëz vitin e kaluar. Ndërsa 80 % të vrasësve dhe të të vrarëve ishin meshkuj.
XS
SM
MD
LG