Ndërlidhjet

Palestinezët më pranë anëtarësimit në UNESCO


Bordi ekzekutiv i agjencisë kulturore të OKB-së, UNESCO, ka rënë dakord për të lënë vendet anëtare të vendosin nëse palestinezët duhet të pranohen si anëtar të kësaj agjencie.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se vendimi ishte "i pashpjegueshëm", duke theksuar se një veprim i tillë mund të shkaktojë që Shtetet e Bashkuara të ndërprejnë fondet për UNESCO-n.

Kërkesa e palestinezve për anëtarësim në UNESCO është veprimi i tyre i fundit në kuadër të kërkesës për shtetësi. Në shtator, presidenti palestinez Mahmud Abaz, ka aplikuar në Këshillin e Sigurimit për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, duke injoruar kështu paralajmërimet e SHBA-ve se do të vënë veton.

Palestinezët kanë pasur statusin e vëzhguesit në UNESCO që nga viti 1974.

Ndërsa për të fituar anëtarësimin, do tu duhet mbështetja e dy të tretave të kësaj agjencie, 193 antarshe.

Konferenca e ardhshme e përgjithshme e UNESCO-s është përcaktuar të mbahet prej 25 tetorit deri më 10 nëntor, në Paris.
XS
SM
MD
LG