Ndërlidhjet

logo-print

KEK: Reduktime të energjisë për kategorinë B dhe C


Në Kosovë sot është vështirësuar furnizimi me energji elektrike.

Viktor Buzhala, zëdhënës në Korporatën Energjetike të Kosovës, njofton se arsyeja e kësaj është dalja nga sistemi i njësisë B1, si pasojë e rrjedhjeve në kazan.

KEK-u, ka në operim vetëm dy blloqet e termocentralit “ Kosova A”, dhe energjinë që vjen nga importi.

Si pasojë e kësaj, kategoria A, furnizim me energji do të ketë pandërprerë, kategoria B, 3 me rrymë dhe 3 pa të, ndërsa kategoria C, 2 me 4 në favor të territ, bëri të ditur Buzhala.

Kjo gjendje mund të vazhdojë deri nesër në mëngjes, tha ai.
XS
SM
MD
LG