Ndërlidhjet

logo-print

Vriten dy ushtarë të Azerbaixhanit


Ministria e Mbrojtjes e Azerbaixhanit ka bërë të ditur se dy ushtarë janë vrarë në një shkëmbim zjarresh me trupat amerikane në afërsi të zonës Nagorno-Karabak, të mërkuren.

Rajoni mbetet i tensionuar dhe atje ka shkëmbime të vazhdueshme zjarresh përgjatë vijës së armëpushimit të themeluar në vitin 1994.

Përplasja e së mërkurës erdhi pikërisht kur Presidenti francez Nikolas Sarkozi po fillon vizitën në rajonin e Kaukazit, duke arritur sot në Armeni pastaj në Azerbaixhan dhe Gjeorgji të premten.
XS
SM
MD
LG