Ndërlidhjet

DT: Putini do ta kthejë Rusinë mbrapa në kohë


Vlladimir Putin

Vlladimir Putin


"The Daily Telegraph"

Gjatë kësaj javë, Putin publikoi një vizion të madh për krijimin e “Bashkimit Euroaziatik” që përfshin fqinjët e moçëm sovjetik dhe që parasheh krijimin e një “bashkimi të fuqishëm, mbikombëtar-me kapacitetin që të bëhet një nga polet e botës moderne”.

Fjalët që vijnë nga një ish-kolonel i KGB-së, i cili e përshkruan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si “tragjedinë më të madhe gjeopolitike të shekullit XX”, mund ta shkaktojnë lehtë frikën se ai dëshiron ta ringjall Bashkimin Sovjetik.

Putin theksoi se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. “Do të ishte naive të përpiqet restaurimi ose kopjimi i së kaluarës. Por, koha po dëshmon që ne do të duhej të kishim një integrim më të ngushtë bazuar në vlerat, politikat dhe ekonomitë e përbashkëta”, shkroi Putin.

Bashkimi Euroaziatik do të mund të siguronte një “partnership të balancuar- me theks te ekonomia”, me Bashkimin Evropian.

Por, çfarë dëshiron Putin. Ideja e tij për një vëllazërim revizionist që do të funksiononte plotësisht nuk duket premtues. Suksesi I tij duket më shumë kozmetik-sikurse ndërhyrje e fundit plastike e Putinit. Bashkim I Doganave me Bjellorusinë dhe Kazastanin në vitin 2009 është ende në progres.

Zyrtarët në Kazakistan kanë pranuar, jozyrtarisht, se nuk janë të kënaqur me marrëveshjen në fjalë. Është vështirë të thuhet se cila nga 15 republikat e ish-Bashkimit Sovjetik do t’i përgjigjej ftesës së Moskës.
Tri shtetet baltike-Letonia, Estonia dhe Lituania, janë të pavarura dhe të lodhura nga

Nënqeshjet dhe ngacmimet e Rusisë. Ukraina, pjesëmarrja e së cilës do të ishte e rëndësishme për çdo lloj nisme të re, dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe nuk I ka mirëpritur kërcënimet e Rusisë për furnizimin e vendit me gaz.

Qendrat e tjera-Uzbekistani, Taxhikistani dhe Turkmenistani, kanë vënë në pah dëshirën e tyre për t’i balancuar interesat në politikën e jashtme me Moskën, Kinën dhe Uashingtonin.

Në kohën kur po bëhet gati për ta marrë përsipër presidencën nga Dimiti Medvedev-njeriut që ja ka mbajtur “të ngrohtë” ulësen e presidentit përgjatë katër viteve të kaluara, Putini do të duhej të demonstrojë se mund ta jetësojë imazhin e njeriut të cilin e ka kultivuar-njeriu që gjuan arinjtë, drejton aeroplanët dhe u tregon gazetarëve muskujt në çdo mundësi fotografimi.

Ushtrimi i kontrollit mbi fqinjët është një hap i dukshëm përpara në rishpalljen e rolit të Rusisë në skenën botërore.

Rusia përballet me një dilemë ekzistenciale që shkon përtej karakterit të protagonistëve që aktualisht ka në politikë. Nostalgjia e vendit për rrjetin e sigurisë së epokës sovjetike është më shumë e theksuar se sa që mendohet në Perëndim.

Popullariteti i Putinit është më i lartë se 50 për qind-jo vetëm pse rusët janë krenarë me madhësinë apo kulturën e shtetit të tyre, por edhe për shkak se e vlerësojnë projektimin e tij për fuqinë.

Ata ndajnë gjithashtu ambivalencën e shtetit ndaj Perëndimit.

“Rusët e admirojnë Perëndimin, por shpesh e përbuzin mungesën e shërbimeve sociale që ka ajo pjesë ë botës”, thotë komentatori për agjencinë e lajmeve Ria Novosti, Dimitri Babiq.

“Ndërsa elita ka ndjenja të përziera. Ajo nuk e urren Evropën-shikoni se ku i edukojnë fëmijët dhe ku i blejnë shtëpitë e tyre. Mirëpo, ata nuk duan të urdhërohen se si të sillen në Perëndim”, thekson ai.(e.p.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG