Ndërlidhjet

BBC redukton stafin


Koorporata Britanike për Transmetim bëri të ditur se do të shkurtojë diku dy mijë vende pune deri në vitin 2017.

Veprimi cilësohet të jetë një nga ndryshimet më të mëdha që janë bëtë në historinë e BBC-së, ndërsa vjen për shkak të vendimit të Britanisë për zbatimin e masave më të shtrënguara financiare.

Drejtori gjeneral i BBC-së, Mark Tomson, tha se shkurtimet do të mundësojnë kursimin e rreth 670 miliona funtash apo diku 777 milionë eurosh përgjatë pesë viteve të ardhshme.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të mbyllet asnjëri nga shërbimet e BBC-së në botë.
XS
SM
MD
LG