Ndërlidhjet

Ukraina kërkon lehtësimin e vizave nga BE-ja


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, theksoi sot në Athinë nevojën që Bashkimi Evropian të lehtësojë marrjen e vizave për turistët dhe biznesmenët ukrainas.

Pas takimit me homologun e tij grek, Karllos Papulias, Janukoviq bëri të ditur synimin e Ukrainës për finalizimin e marrëveshjes për një zonë më të zgjeruar tregtare.

Janukoviq tha se pret që vendi i tij t’i bashkohet BE-së brenda 10 viteve të ardhshme.

Mirëpo, Bashkimi Evropiuan ka kritikuar kohëve të fundit qeverinë e Janukoviqit lidhur me trajtimin e rivales së tij në zgjedhje-lideren e opozitës, Julia Timoshenko.
XS
SM
MD
LG