Ndërlidhjet

Serbia kritikohet për kushtet nëpër burgje


Burgjet në Serbi janë të mbingarkuara dhe kushtet për të jetuar në ato janë jonjerëzore dhe fyese, vlerësoi të enjtën Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd.

“Burgjet dhe qendrat e burgimit në Serbi janë të mbingarkuara dhe trend i kësaj është në rritje”, tha Ivan Kuzminoviq nga ky komitet.

Diku 11. 500 njerëz gjenden aktualisht në burgjet apo qendrat e burgimit në Serbi, derisa kapaciteti i burgjeve në këtë vend zyrtarisht është vetëm 8 mijë, u tha Kuzminoviq gazetarëve.

“Nga ky numër, më shumë se tre mijë të burgosurë janë në pritje të gjykimit-gjë që e bën Serbinë shtetin me numrin më të madh të këtyre të burgosurve në Evropë”, theksoi ai për të shtuar se paraburgimi është bërë një lloj ndëshkimi në Serbi.
XS
SM
MD
LG