Ndërlidhjet

Gadafi thërret për protesta në rrugët e Libisë


President i dëbuar i Libisë, Maumer Gadafi, u bëri thirrje libianëve të dalin nëpër rrugët e vendit për të demonstruar kundër udhëheqësve të rinj të shtetit.

Mesazhi i tij u publikua nga një stacion televiziv në Siri.

Në mesazhin audio, Gadafi u tha libianëve “të dalin nëpër sheshet dhe rrugët e të gjitha qyteteve”, për të kundërshtuar Këshillin Kombëtar Tranzicional.

Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e paqartë, e quajti këtë këshill “bashkëpunues të NATO-s”.
XS
SM
MD
LG