Ndërlidhjet

logo-print

Ndahet çmimi Nobel për Paqe


Sot pritet të ndahet çmimi Nobel për Paqe.

Spekulimet se kush do të jetë fitues i këtij çmimi në këtë vit kanë qenë të mëdha.

Thuhej se Komiteti norvegjez i Nobelit mund t’ia ndajë çmimin një aktivisti apo përfaqësuesi të ndonjë grupi të “Pranverës së sivjetmë Arabe” në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave, fituesë potencialë mund të jenë presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, mbrojtësi i rezistencës pa dhunë të Shteteve të Bashkuara, Xhin Sharp, aktivistja afgane për të drejtat e njeriut, Sima Samar, organizata ruse për të drejtat e njeriut “Memorial” e madje edhe Bashkimi Evropian apo ndonjë institucion i tij.

Fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin e kaluar ishte disidenti kinez, Lu Ksiaobo.
XS
SM
MD
LG