Ndërlidhjet

10 vjet në Afganistan

  • RFE /RL



Sot shënohet 10 vjetori i fillimit të hyrjes të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Ofensiva e SHBA-së dhe Britanisë, e mbështetur nga aleatët e tyre, kishte për qëllim t’i japë fund udhëheqjes së vendit nga talebanët dhe t’i luftojë militantët islamikë të Al Kaidas.

Këta të fundit cilësohen përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, gjatë të cilave u patën vrarë rreth tre mijë njerëz.

Hyrja e quajtur “Operacioni për Paqe të Qëndrueshme” rrëzoi regjimin taleban brenda javëve, ndërsa instaloi shpejt një administratë të udhëhequr nga presidenti aktual, Hamid Karzai.

Sidoqoftë, dhjetëra-mijëra luftëtarë të SHBA-së, NATO-s dhe trupat afgane vazhdojnë të luftojnë kundër militantëve talebanë dhe të zbatojnë operacione me qëllim të themelimit të institucioneve funksionale të sigurisë dhe të qeverisjes.

Diku 140 mijë trupa ndërkombëtare, prej të cilave 100 mijë nga Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të jenë të angazhuar në Afganistan, por pjesa më e madhe e tyre pritet të tërhiqet deri në fund të vitit 2014 duke ua kaluar kompetencat në sektorin e sigurisë forcave afgane. (e.p.)

Talibanët



Ushtarët afganë
XS
SM
MD
LG