Ndërlidhjet

SHBA kritikon Pakistanin rreth grupeve militante


Një ligjvënës i lartë i Shteteve të Bashkuara tha se Pakistani nuk mund të pres forcimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, përderisa mbështet grupet terroriste që veprojnë në Afganistan

Në një deklaratë dhënë shërbimit qendror të Radios Evropa e Lirë, demokrati i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme i Shtëpisë së Bardhë, Hauard Bërmen, iu bashkangjit radhës së amerikanëve që ia kanë tërhequr vërejtjen Pakistanit se po mbështet militantët.

Bërmen tha se misioni amerikan në Afganistan nuk do të jetë i suksesshëm përderisa pjesë të qeverisë pakistaneze mbështesin veprimet e militantëve.
XS
SM
MD
LG