Ndërlidhjet

logo-print

Ia djegin veturën një serbi


Një automjet privat, i tipit “Golf II”, me targa vendore “KS” të regjistrimit besohet se është djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me një substance ndezëse, njoftoi policia rajonale e Mitrovicës duke bërë të ditur se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës dy të mëngjesit të sotëm në rrugën “Kolashini” në afërsi të “tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Përveç dëmeve materiale, thuhet se nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

Mësohet se viktima-përkatësisht pronari i veturës, është një serb 34 vjeçar.

“Në bazë të hetimeve të para lidhur me rastin, besohet se një larje hesapesh për
çështje biznesi, mund të ketë qenë motiv i mundshëm i këtij akti kriminal.së sigurisë së gazeëtarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatën e policisë.
XS
SM
MD
LG