Ndërlidhjet

Turqia vazhdon komandën në Afganistan


Ministria e jashtme turke tha se Ankaraja është pajtuar ta vazhdojë për një vit komandën në trupat paqëruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në kryeqytetin afgan, Kabul.

Turqia kishte marrë përsipër komandën e Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë mbi rajonin e Kabulit në nëntor të vitit 2007.

Misioni i Turqisë në këtë forcë kufizohet me patrullime, ndërsa trupat e këtij shteti nuk marrin pjesë në operacionet luftarake.
XS
SM
MD
LG