Ndërlidhjet

Iraku i ofron ndihmë Libisë


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki është shprehur i gatshëm ta ndiihmojë Libinë për të ndërtuar një demokraci të re.

Maliki, u takua të enjten në Bagdad me kryeministrin e përkohshëm të Libisë, Muahmud Jibril.

Sipas zëdhënësit të Malikit, ky i fundit i ka ofruar ndihmë homologut të tij për shkrimin e një kushtetute dhe për mbajtjen e zgjedhjeve elektorale.

Zëdhënësi irakian shtoi se Iraku dhe Libia janë të ngjashme në kuptimin që në të dyja vendet u dëbuan diktatorët - Sadam Husein në vitin 2003 pas ndërhyrjes në Irak, dhe Muamar Gadafi përmes ndërhyrjes së NATO-s në fillim të këtij viti.

Kryeministri i përkohshëm e Libisë, Jibril, tha se të dyja vendet planifikojnë që së shpejti të rihapin ambasadat në kryeqytetet e njëra-tjetrës dhe të shkëmbejnë ambasadorët.

Ministri i jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebari pati deklaruar kohëve të fundit se beson se kryengritjet në Libi dhe në vendet tjera arabe janë frymëzuar nga ngjarjet që kanë ndodhur në Irak.
XS
SM
MD
LG