Ndërlidhjet

Medvedev: Liderët sirian duhet të reformohen ose të largohen


Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka thënë sot se lidershipi sirian duhet ta lejë pushtetin nëse është “i paaftë” të implementojë reformat.

Agjensioni shtetror i lajmeve RIA, citoi Medvedevin të ketë shtuar se këtë vendim duhet ta marrin “njerëzit e Sirisë dhe udhëheqësit e Sirisë.”

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, së paku 2,900 persona kanë vdekur ne Siri që nga marsi kur morën hov protestat kundër presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG