Ndërlidhjet

Tendencë për shfajësim


Zyrtarë të Beogradit e kritikuan KFOR-in se sulmoi siç thuhej popullin duarthatë, për të pranuar më pas se një grup i udhëhequr nga biznesmeni Zvonko Veselinoviq, sulmoi ushtarët e KFOR-it duke lënë të plagosur 4 nga ta më 27 shtator në Jarinë.

Emri i Veselinoviqit u përmend së pari nga politikani opozitar Vuk Drashkoviq, e më pas mediat serbe cituan raportin e shërbimit informativ serb, ku thuhej se ai më një grup të tij sulmuan pikën 1 në Jarinë.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi shprehet edhe më tej i bindur se pas barrikadave dhe dhunës së shfaqur në veri, qëndrojnë strukturat që dirigjohen direkt nga Beogradi zyrtar.

Realisht, ata i kanë ngritur ato struktura, i kanë ndihmuar dhe në momentet kur kanë dështuar, kur kanë bërë djegien në Jarinë, kur janë involvuar në krim, këta për ta ruajtur fytyrën politikisht pas presioneve të ndërkombëtarëve, në një mënyrë duan tí sakrifikojnë, që Serbia këtu është e pafajshme dhe vetëm kriminelët e caktuar kanë bërë, por kjo është vetëm një tendencë për shfajësim. Përndryshe, kriminelët po se po, që i kanë bërë këto gjëra, por i kanë bërë me bekim të Beogradi”, i tha Radios Evropa e Lirë, ministri Bajram Rexhepi.

Eksperti për çështje të sigurisë, Naim Maloku, hedhjen e fajit për dhunën në veri te Veselinoviq dhe grupi i tij, e sheh si një tendencë të Beogradit zyrtar për t’u distancuar nga dhuna, e cila mund të prishë imazhin e Serbisë.

Kjo qasje tashmë është parë. Praktikisht, në një moment kur politika zyrtare serbe e sheh që veprimet janë bërë shumë të dëmshme për imazhin e saj dhe vetë Serbinë, se Serbia ka dorë në ato veprime, e gjen një grup, në këtë rast këtë të Veselinvoiqit, dhe e hedh krejt fajin te ai grup. Njëjtë kanë punuar të gjitha njësitë paramilitare në hapësirat e ish Jugosllavisë”, tha Maloku për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Goran Bogdanoviq, ka thënë se në barrikadat në veri të Kosovës nuk ka kriminelë.

Ai ka thënë se nuk është as gjykatës hetues dhe as polic që të konfirmojë se Zvonko Veselinoviq ka marrë pjesë në trazirat në Jarinë.

Por, ministri Bajram Rexhepi, thotë se kanë qenë pikërisht Goran Bogdanoviq dhe shefi i ekipit negociator serb Borko Stefanoviq, ata që janë parë në veri në ditët kritike krahas Zvonko Veselinoviqit.

Bashkë kanë qenë, bashkë me Veselinoviqin. Ata kanë qenë eksponentë që i kanë inkurajuar t’i bëjnë barrikadat dhe të gjitha këto aktivitete.
Bashkë kanë qenë, bashkë me Veselinoviqin. Ata kanë qenë eksponentë që i kanë inkurajuar t’i bëjnë barrikadat dhe të gjitha këto aktivitete”, tha Rexhepi.

Ndryshe, Zvonko Veselinoviq është një biznesmen nga Mitrovica, për të cilin thuhet se ka organizuar grupin që më 27 shtator në Jarinë ka nxitur incidentin me KFOR-in ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Eksperti për çështje të sigurisë, Naim Maloku thotë se autoritetet përkatëse në Kosove duhet të ngrenë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës për dhunën në pikat kufitare. Por, ai thotë se asnjëherë nuk duhet mohuar fakti, që ngjarjet në veri janë duke u diktuar nga politika zyrtare e Beogradit.

Qeveria e Kosovës duhet të ngre kallëzim penal për ata që janë të implikuar në sulmet në pikat kufitare, por në asnjë mënyrë të mos pranohet se nuk ka gisht politika zyrtare e Beogradit”, tha Maloku, duke shtuar se është politika zyrtare e Serbisë, ajo që po menaxhon situatën në pjesën veriore të Kosovës.

Ndryshe, edhe pas dhunës dhe djegies së pikës kufitare, menjëherë pas aksionit të korrikut, me ç’rast mbet i vdekur një polic i Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi pat fajësuar Beogradin zyrtar se qëndron pas veprimeve të dhunshme.

Një grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe dhe të motivuara nga autoritetet e Beogradit, kanë sulmuar pikën kufitare 1 dhe 31”.

Sulmet, pat thënë kryeministri, janë udhëhequr dhe koordinuar nga udhëheqja e lartë e Beogradit.
XS
SM
MD
LG