Ndërlidhjet

12 vjet burg për kreun e Partisë Islamike të Azerbaixhanit


Udhëheqësi i Partisë Islamike të Azerbaixhanit, është burgosur për 12 vjet duke u denuar kështu për përpjekjet e tij për ta rrëzuar qeverinë.

Movsum Samadov, ishte në mesin e shtatë antarëve të partisë të cilët u denuan sot në një gjykatë në Baku.

Këta shtatë persona u arrestuan në janar pasi Samadovi i bëri thirrje popullit të Azerbaixhanit për ti dhënë fund siq e ka cilësuar ai “ regjimit shtypës të vendit.”

Ata u akuzuan për komplot terrorist, posedim të paligjshëm të armëve dhe përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Ata hedhin poshtë akuzat dhe thonë se janë denuar për arsye politike, për shkak të kritikave ndaj qeverisë dhe duke protestuar kundër ndalimit të vënies së shamive në shkolla.

Derisa vendimi po jipej, policia ka përdorur forcën për të shpërndarë qindra mbështetës të kësaj partie dhe familjarë që ishin mbledhur jashtë gjyqit.
XS
SM
MD
LG