Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga merr pjesë në “Forumin 2000” në Pragë


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëton nesër për në Pragë, kryeqyteti i Republikës së Çekisë, me ftesë të ish-presidentit çek, Vacllav Havel, për të marrë pjesë në punimet treditore të “Forumit 2000”.

Presidentja Jahjaga është ftuar të marrë pjesë në këtë forum si paneliste dhe do të mbajë një fjalë rreth temave që do të trajtohen në këtë forum.

Këto tema do të përfshijnë çështje si: perspektivat e demokracisë dhe sundimi i ligjit në shekullin XXI, sundimi i ligjit dhe performanca globale ekonomike, demokracia dhe sundimi i ligjit – legaliteti dhe legjitimiteti, zhvillimi dhe qeverisja e mirë, biznesi dhe korrupsioni, krimi i organizuar modern dhe tema të tjera.
XS
SM
MD
LG