Ndërlidhjet

EU ndihmon policinë e Shqipërisë


Bashkimi Evropian thotë se ka dhuruar tetë anije me shpejtësi të lartë për policinë shqiptare në ndihmë të kontrollimit më të mirë të kufirit detar, luftimin e krimit të organizuar dhe trafikut ilegal.

Etore Sekui, i cili kryeson misionin e BE-së në Shqipëri, tha sot se donacioni ka për qëllim të ndihmojë këtë vend të vogël ballkanik për të ruajtur standardet e sigurisë në kufijtë e saj.

Shqipëria është konsideruar për shumë vite si një burim dhe pikë tranziti për trafikimin e qenieve njerëzore dhe të drogës.

Vitin e kaluar Shqipëria ka siguruar marrëveshjen për liberalizimin e vizave me BE-në, dhe një nga kushtet kryesore ishte kontrollimi i kufijve të saj.
XS
SM
MD
LG