Ndërlidhjet

SHBA përsërit kërkesën për dorëheqjen e Asadit


Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje përsëri për presidentin sirian Bashar al-Asad, të japë dorëheqjen pas vrasjes së një aktivisti të opozitës siriane.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Bashar Assad, duhet të japë dorëheqjen përpara se ai ta qojë vendin e tij më tej "në këtë rrugë shumë e rrezikshme.”

Shtëpia e Bardhë dënoi vrasjen e ish të burgosurit politik Tamo Mashal, si dhe sulmin mbi një figurë tjetër kryesore të opozitës.

Deklarata thekson se kjo rritje e dhunës vjen tri ditë pasi Rusia dhe Kina vënë veton ndaj një rezolute të OKB-së, e cila kërcënonte me sanksione Sirinë, nëse ajo nuk ndalej së sulmuari civilët.
XS
SM
MD
LG