Ndërlidhjet

SHBA: do ta përkrahim 'tranzicionin ekonomik' në Tunizi


Presidenti amerikan Barak Obama, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë financim për të ndihmuar Tunizinë e cila po kalon nëpër tranzicion drejt demokracisë pas dekadash sundimi autoritar.

Obama ka bërë këto komente pas bisedimeve me kryeministrin tunizian Beji Kaod Esebsi në Uashington, i cili ishte edhe udhëheqësi i parë nga vendet e ashtuquajtura "Pranvera arabe" që vizitoi Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara pritet të ofrojnë një paketë që përfshinë kredi dhe ndihmë tregtare, përveç 39 milionëve që Uashingtoni i dha Tunizisë.
XS
SM
MD
LG