Ndërlidhjet

Opozita në Jemen: Ta nderojmë fituesen e Çmimit Nobel


Opozita e Jemenit është duke bërë thirrje për më shumë demonstrata sot në kryeqytet dhe në të gjithë vendin për të nderuar fituesen e Çmimit Nobel të Paqes, Tavakul Karman.

Faqet anti-qeveritare të internetit kanë shkruar: "Ne i bëjmë thirrje popullit të lirë të Jemenit të dalin në rrugë dhe të nderojnë këtë grua e madhe."

Karman, një udhëheqëse e të drejtave të njeriut që kërkonte largimin nga pushteti të presidentit Ali Abdallah Saleh, fitoi Çmimin Nobel të premten së bashku me presidenten e Liberisë Ellen Gjonson Serllif dhe bashkëpuntoren e saj Lejmah Gbove.
XS
SM
MD
LG