Ndërlidhjet

Kurdët sirian mbajnë zi për aktivistin e vrarë opozitar


Dhjetëra-mijëra kurdë sirian bënë thirrje sot për rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad, pas varrimit të aktivistit opozitar që u vra të premten.

Njerëz të mërzitur kanë bartur arkivolin e Meshal al-Tamos të mbështjellë me një flamur kurd dhe të mbuluar me lule.

Tre njerëz kanë shtënë mbi Tamon të premten, kur ata hynë me dhunë në një shtëpi në qytetin Qamishli.

Kurdët përbëjnë rreth 10% të popullsisë në Siri, dhe shumica prej tyre janë mbështetës të protestave kundër qeverisë së Asadit, të cilën ata e akuzojnë për diskriminim.
XS
SM
MD
LG