Ndërlidhjet

Sparks: Do të ketë sundim të ligjit edhe në veri


Zgjidhja e problemeve në veri dhe zhbllokimi i rrugëve duhet të bëhet me mjete politike, ka deklaruar sot zëvendës-shefi i misionit EULEX, Endi Sparks.

Këto komente, Sparks i ka bërë të shtunën gjatë një vizite të përbashkët me Shefin e ICO-së, Piter Feith, në qytetin e Pejës, ku ata po merrnin pjesën në një aktivitet që kishte për qëllim promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Endi Sparks tha se zhbllokimi i rrugëve kërkon zgjidhje. Madje ai e ndërlidhi këtë edhe me përkeqësimin e motit dhe rënien e temperaturave.

“Sot është shi, moti i ftohtë dhe mua me të vërtetë më vjen keq për njerëzit që qëndrojnë afër barrikadave. Unë mendoj se ata po frikësohen për të ardhmen e tyre, por them se ata nuk kanë pse të frikësohen për këtë gjë, sepse sundimi i ligjit do të funksionalizohet në çdo pjesë të Kosovës dhe ne mezi presim që ta vendosim ligjin edhe në veri", ka deklaruar Sparks.
XS
SM
MD
LG