Ndërlidhjet

Radikalizimi i gjendjes në veri nga strukturat kriminale ka nisur në momentin që ato e kanë kuptuar se Qeveria dhe institucionet e Kosovës po punojnë dhe po përpiqen për të gjetur mënyra të bashkëpunimit me serbët lokalë në veri të Kosovës, thonë zyrtarët nga kryeministria e Kosovës.

Dukagjin Gorani, këshilltar për siguri i kryeministrit Hashim Thaçi, thotë se numri i grupeve apo përfaqësuesve të qytetarëve serbë në veri të Kosovës, që kanë vullnet për të hyrë në dialog konstruktiv me Qeverinë e Kosovës, është jashtëzakonisht i madh.

E vërteta është që radikalizmi i gjendjes ka filluar pikërisht për shkak të frikës së funksionimit dhe bashkëpunimit me institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë i suksesshëm.
Është shumë e vërtetë se që nga grupet përgatitore punuese për komunën e re të Mitrovicës së veriut edhe shumë nivele tjera të bashkëpunimit janë vendosur tash e sa muaj më herët. Në këtë ka punuar edhe zyra e koordinatorit për veri. Në këtë është punuar edhe shumë më herët. E vërteta është që radikalizmi i gjendjes ka filluar pikërisht për shkak të frikës së funksionimit dhe bashkëpunimit me institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë i suksesshëm. Pra, pikërisht këtu është shkaktuar ajo frika e madhe nga strukturat ilegale dhe kriminele”, thotë Gorani.

Gorani, ka theksuar se nuk dëshiron t’i përmend emrat e njerëzve apo grupeve që përfaqësojnë serbët e veriut, të cilët bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës, siç ka thënë ai, për të mos e ndërlikuar situatën.

Në anën tjetër, një nga liderët e serbëve të veriut, Millan Ivanoviq nga Këshilli Kombëtar Serb, ka thënë se tentimet e Qeverisë së Kosovës për të instaluar pushtetin në veri të vendit, do të jenë të pasuksesshme.

Ai i ka krahasuar këto tentime, si një politikë e dështuar, të cilën, sipas tij, gjatë viteve 90 e kishte bërë regjimi serb ndaj shqiptarëve.

Ky është qëllimi i Hashim Thaçit, që të krijojë të ashtuquajturit ‘serbë të dëgjueshëm’. E dimë se si ka përfunduar politika e Millosheviqit me krijimin e të ashtuquajturve ‘shqiptarë lojalë dhe të ndershëm’. Kështu që ky tentim i Thaçit që të krijoj ‘serbët e tij’, të cilët do t’i realizojnë interesat dhe politikën e tij, ashtu sikurse edhe tentimi që të krijojë një komunë fantome, do të përfundojë. Një gjë e tillë nuk do të realizohet. Nuk mundet Thaçi që këtu të paguajë dhe organizojë serbët, të cilët do të bëheshin kinse po përfaqësojnë një vullnet demokratik të serbëve. Serbët i kanë institucionet e veta”, thekson Ivanoviq.

Ndryshe, Gorani thekson se suksesi i mundshëm i Qeverisë së Kosovës për të integruar veriun e vendit i ka alarmuar strukturat ilegale, të cilat e kanë destabilizuar situatën.

Sipas tij, reagimet e dhunshme, barrikadat në rrugët e veriut, përleshjet e elementeve kriminale me forcat e KFOR-it dhe policinë e EULEX-it, janë përpjekje e strukturave kriminale që situata të sillet në nivel të një konflikti të ngrirë.

Natyrisht, ne e kuptojmë këtë lloj të strategjisë. Por, postatu, ne jemi të bindur se është një strategji afatshkurtër dhe është e humbur, meqenëse tashmë vërehet se qëllimi i fundmë i kësaj taktike, është krijimi i përshtypjes së paevitueshmërisë së ndarjes së vendit. Kjo, për ne, përveç se është e papranueshme, është e papranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Objektivisht është e pamundur që diçka e tillë të realizohet e të mos ketë efekte jashtëzakonisht të dëmshme në mbarë rajonin”.

Por, sipas zotit Ivanoviq, serbët e veriut nuk do të lëshojnë pe përballë tentimeve të Qeverisë së Kosovës.

Barrikadat janë shprehje e qëndrimit të përbashkët plebishitar të serbëve, se ne nuk i pranojmë institucionet e Kosovës. Ne nuk pranojmë heqjen e institucioneve tona. Të gjithë serbët, 70 apo 80 mijë, të cilët jetojnë në veri, kanë një politikë, e cila është politikë për ruajtjen e institucioneve tona dhe të drejtave tona elementare dhe themelore, të cilat askush nuk mund të na i marrë, e madje as Hashim Thaçi”, theksoi Ivanoviq.

Sido që të jetë, Qeveria e Kosovës ka theksuar se në vazhdimësi është duke kërkuar një teren të përbashkët për të bashkëpunuar me popullatën serbe në veri të Kosovës, për të cilën, siç thonë përfaqësuesit qeveritar, nuk e kanë bindjen se ajo është pjesë e veprimeve kriminale.
  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

XS
SM
MD
LG