Ndërlidhjet

Protesta në Bjellorusi për zgjedhje të reja


Rreth 1,000 protestues raportohet të jenë mbledhur sot në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, për të bërë thirrje për zgjedhje të reja presidenciale dhe parlamentare.

Agjencioni “The Associated Press” raporton se policia nuk ka ndërhyrë në protestat e sotme në kryeqytet.

Protesta vjen në kohën kur Bjellorusia është duke u përballur me krizën më të keqe financiare që nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG