Ndërlidhjet

logo-print

Mbahet funerali i Stiv Gjobs


“The Wall Street Journal”, raporton se funerali për bashkëthemeluesin e kompanisë Apple është mbajtur të premten.

Një antarë i familjes së zotit Gjobs, citohet të ketë thënë se kjo është një “mbledhje e vogël private”.

Një zëdhënës i kompanisë Apple refuzoi të jap komente por tha që ende nuk është organizuar ndonjë memorial publik.

Vdekja e Gjobsit të mërkuren, që erdhi pas një lufte të gjatë me kancerin pankreatik, shkaktoi një shpërthim të homazheve nga liderë të ndryshëm botëror, rivalë biznesi dhe fansa.
XS
SM
MD
LG