Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara: Së paku 187 fëmijë të vrarë në Siri


Kombet e Bashkuara thonë se 187 fëmijë janë vrarë gjatë protestave në Siri që nga mesi i muajit mars.

Jen Zermaten, shef i Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve në Kombet e Bashkuara, i bënë thirrje qeverisë së Sirisë të ndërmarrë “masa të menjëhershme për të ndaluar dhunën ndaj civilëve dhe dhunën ndaj fëmijëve, duke përfshirë vrasjet dhe plagosjet.”

Të enjten, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 2,900 njerëz janë vrarë gjatë protestave kundër regjimit të Bashar al-Asadit.
XS
SM
MD
LG