Ndërlidhjet

logo-print

Partia polake PM pritet të fitojë zgjedhjet sot


Votimi ka filluar në zgjedhjet e përgjithshme të Polonisë sot, ku kryeministri Donald Tusk, po lufton për një mandat të dytë në detyrë kundër opozitës konservatore.

Sondazhet treguan se Tusk dhe partia pro-BE-së "Platforma Qytetare" e kishin mbështetjen e rreth 35 për qind e votuesve të mundshëm.

Por "Platforma Qytetare" po përballet me një sfidë të vështirë nga Ligji dhe Drejtësia, me partinë konservatore dhe nacionaliste të Jaroslav Kazinskit.

Sondazhet para votimit të sotëm treguan se partia e Kazinskit kishte mbështetjen e rreth 29 për qind të votuesve të mundshëm

Analistët thonë se votimet mund të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të lidhjeve polake me Rusinë dhe Gjermaninë.

Kazinski ka bërë disa komente anti-gjermane ditëve të fundit, ndërsa Tusk ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.
XS
SM
MD
LG