Ndërlidhjet

Medvedev: Rusisë i duhet ambient më i mirë i biznesit


Presidenti rus Dmitri Medvedev, thotë se Rusia ka nevojë për një mjedis më të mirë të biznesit për të ndihmuar në tërheqjen e kapitalit të huaj të nevojshëm për të nxitur modernizimin.

Medvedev theksoi se investitorët e huaj kishin tërhequr rreth 36.8 miliardë euro nga ekonomia ruse gjatë vitit 2011, sipas një vlerësimi të Bankës Qendrore të Rusisë.

Kjo shumë është gati tri herë më e lartë se ajo e vitit 2010.

Medvedev tha në një takim të partisë së tij qeverisëse 'Rusia e Bashkuar" se gati të gjitha përpjekjet në dekadën e fundit për të hequr pengesat për investime në Rusi kanë dështuar.
XS
SM
MD
LG