Ndërlidhjet

logo-print

Forcat anti-Gadafit thonë se kanë fituar në Sirte


Forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë thonë se kanë nën kontroll pjesë të një qendre në qytetin e Sirtes, që ishte duke u përdorur si bazë kryesore për besnikët e Muamer Gadafit.

Luftëtarë nga Këshilli Kombëtar Kalimtar i Libisë thonë të jenë përpjekur sot të shpartallojnë snajperët nga çatitë si vayhdim i luftës së tzre për të marrë nën kontroll vendlindjen e Gadafit, Sirten.

Trupat e përkohshme të qeverisë ende përballen me rezistencë të ashpër nga besnikët e Gadafit të armatosur rëndë, të cilët po mbajnë të rrethuar qendrën për konferenca në Sirte si dhe zonën e universitetit.
XS
SM
MD
LG