Ndërlidhjet

logo-print

Sërish të vdekur në përleshjet në Afganistan


Dy ushtarë të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO, u vranë nga një sulm kryengritës në pjesën jugore të Afganistanit të shtunën.

Nje deklaratë e lëshuar nga NATO sot, nuk dha hollësi për viktimat. Ky rast sjell në 6 numrin e trupave të huaj të vrarë në Afganistan brenda këtij muaji, ndërsa totalin në 460 njerëz të vdekur gjatë vitit 2011.

Ndërkohë, në një përleshje të veçantë, policia afgane thonë se tetë kryengritës dhe një oficer i policisë afgane u vranë të shtunën në provincën jug-perëndimore të Nimroz. Shefi i policisë së kësaj province, gjenerali Abdul Jabar Perdali, tha se vrasjet kanë ndodhur gjatë një beteje me armë që zgjati pesë orë.
XS
SM
MD
LG