Ndërlidhjet

Pragë: Fillon punimet Forumi 2000, merr pjesë edhe Jahjaga


Në Pragë sonte fillon Forumi 2000, një manifestim ndërkombëtar, që mbahet nën patronazhin e ish presidentit të Çekisë, Vacllav Havell.

Në mesin e pjesëmarrësve do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbrëmë ka arritur në Pragë.

Poashtu, në mesin e pjesëmarrësve është edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Këtë vit, në këtë manifestim tradicional marrin pjesë afro 140 pjesëmarrës.
XS
SM
MD
LG