Ndërlidhjet

logo-print
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni ka hyrë në ditën e tetë, por në shumë zona të banuara me popullatë të përzier etnike, e në veçanti në rajonin e Tetovës dhe të Manastirit, ky proces, ende nuk ka nisur.

Sipas zyrtarëve komunalë, gjasat thuajse janë minimale që edhe të nisë apo të përfundojë në afatin e paraparë më 15 tetor.

Situatën e këtillë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe Nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, Buja Osmani.

Rastet e këtilla dhe ato të ngecjet së procesit në zonat me të thella malore, sipas Osmanit, janë argumente të mjaftueshme për parashtrimin e kërkesës për zgjatjen e afatit të regjistrimit.

Këto janë argumente plus për të kërkuar eventualisht shtyrjen e afatit që të krijohet një komoditet kohor që të mos kërcënohet cilësia e regjistrimit. Për këtë arsye ne do t’i vlerësojmë të gjitha këto argumente dhe më pas do të kërkojmë nga qeveria shtyrjen e regjistrimit”, u shpreh Osmani duke u bërë thirrje regjistruesve që të respektojnë ligjin, pasi përveç problemeve teknike, zyrtarët shqiptarë të KSHR-së, përmendin edhe raste të interpretimeve të gabuara të ligjit për regjistrim, kryesisht nga regjistruesit maqedonas, të cilët, refuzojnë të regjistrojnë mërgimtarët të cilën plotësojnë kushtet për regjistrim.

Unë nuk do të doja të spekuloja për tendenca eventuale për këto interpretime, por do të doja të porosisë të gjithë regjistruesit që të respektojnë ligjin. Dispozitat ligjore janë të qarta, neni 6, alineja 3, përcakton se regjistrohen edhe qytetarët të cilët për momentin janë të angazhuar me punë jashtë Maqedonisë, por jo më shumë se 12 muaj në vazhdimësi”, thotë Osmani.

Ndërkohë dilema rreth mbarëvajtjes së procesit regjistrues kanë shprehur partitë opozitare.

Partia Demokratike Shqiptare përmes një komunikate për shtyp pas mbledhjes së organeve më të larta partiake ka denoncuar një sërë parregullsish gjatë procesit të regjistrimit.

Si lëshime më të mëdha, PDSH konsideron mungesën e propagandës nëpërmjet mediumeve për animimin e popullatës për t’u regjistruar, mungesën e regjistruesve shqiptarë, trajnimin e regjistruesve vetëm në gjuhën maqedonase, si dhe konfliktet serioze mes ekipeve regjistruesve shqiptarë maqedonas për regjistrimin e mërgimtarëve shqiptarë.

Procesi i regjistrimit më Maqedoni në formë dhe përmbajtje është manipulativ dhe nuk do jetë në të mirë as të shqiptarëve as të të tjerëve në Maqedoni. Jemi shumë afër që pas grumbullimit të informatave të dalim me qëndrim të prerë që rezultatet e këtij regjistrimi të jenë të papranueshme për Partinë Demokratike Shqiptare”, deklaron sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti.

Duke komentuar paralajmërimet e këtilla dhe shqetësimet tjera që kryesisht kanë të bëjnë me besueshmërinë e këtij procesi sa i përket numrit të shqiptarëve, Bujar Osmani, nënkryetar i KSHR-së, thekson:

Ne seriozisht i jemi qasur këtij problemi dhe në rast te konstatojmë se ka çrregullime të cilat mund të ndikojnë në rezultatin e regjistrimi ne jemi të hapur për t’i shqyrtuar të gjitha opsionet, por për momentin duhet të vazhdojmë për realizimin e këtij procesi ashtu qartë siç e përcakton ligji”, shprehet Osmani.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG