Ndërlidhjet

logo-print

Shfaqen pasojat e para të krizës financiare


Njësia e gjermane bankës franko-belge Dexia, po lufton për mbijetesën e saj për shkak të ekspozimit ndaj borxheve të rënda të vendeve evropiane njofton revista gjermane Der Spiegel.

Dega gjermane e Dexia-s ka dhënë kredi prej 5.4 miliardë eurosh në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, e që të gjitha këto vende janë duke u përballur me borxhe në rritje, nënvizoi Spiegel.

Raporti tha se rregullatori financiar gjerman Bafin, i kishte bërë presion bankës që nga viti 2010 për të rritur kapitalin e kësaj njësie.

Por, problemet e likuiditetit udhëhoqën gjithë kompaninë në turbulencë këtë muaj. Në këtë raport thuhej se rregullatori Bafin shpreson që shteti francez do ta shpëtojë bankën Dexia, e përmes kësaj edhe njësinë gjermane.

Të dielën, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu njoftuan se kishin arritur një marrëveshje për të shpërbërë Dexian, viktima e parë e krizës së borxhit të eurozonës.

"Zgjidhja e propozuar, që është rezultat i konsultave intenzive në mes të të gjitha palëve, do t’i parashtrohet bordit të Dexias, dhe është në përgjegjsinë e saj që ta miratojë këtë propozim,” shkruante në deklaratën e lëshuar pas arritjes së kësaj marrëveshje.
XS
SM
MD
LG