Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: U varros Ramiz Alia


Ish lideri i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia, i cili vdiq të premten në moshën 86 vjeçare, sot është varrosur me nderime shtetërore në Tiranë.

Megjithqë ishte pjesëtar i ideologjisë marksiste – leniniste, i ndjeri Alia ishte i detyruar ta pranoj vendosjen e sistemit shumëpartiak dhe t’i filloj reformat ekonomike, pas valës së protestave në dhjetor të vitit 1990. Kjo bëri, që pas 40 viteve të izolimit, Shqipëria të hapet ndaj botës.

Ai ishte detyruar të tërhiqet në vitin 1992, kur forcat opozitare, të udhëhequra nga Sali Berisha, fituan në zgjedhjet e para të lira në Shqipëri.

Pesë muaj më vonë, pasi dha dorëheqje, ai ishte arrestuar dhe në vitin 1994 u dënua me burg për keqpërdorim të postit.

Një vit më vonë ai ishte liruar, por në vitin 1996 u gjykua përsëri për shkelje të të drejtave të njeriut dhe u dënua me tri vjet burg, për rolin e tij në deportimet masive të kundërshtarëve të regjimit komunist dhe për vdekjen e 58 shqiptarëve, të vrarë nga rojet kufitare, derisa ata kishin provuar të largohen nga Shqipëria, në periudhën 1986-1991.

Në vitin 1997, gjatë trazirave në Shqipëri, ai kishte ikur nga burgu dhe kishte shkuar në Suedi, por më vonë ishte lejuar që të kthehet në Shqipëri.

Në varrimin e tij të sotëm, morën pjesë personalitete të ndryshme, por nuk ishin të pranishëm as kryeministri Sali Berisha, e as lideri i opozitës, Edi Rama.
XS
SM
MD
LG