Ndërlidhjet

Londër: Pol Makartni u martua për të tretën herë


Ish anëtari i grupit shumë të njohur muzikor Beatle, Pol Makartni, 69 vjeçar, sot është martuar me të fejuarën e tij, amerikane Nensi Shevell.

Ceremonia e kurorëzimit u bë në Zyrën e regjistrimit në Uestminser në Londër.

Raportohet se në këtë vend ai ishte kurorëzuar edhe në vitin 1969, kur ishte martuar për të parën herë me të fejuarën e atëhershme, Linda Istman, e cila në vitin 1995 vdiq nga kanceri i gjirit.

Gruaja e dytë e tij ishte Hether Mils. Çifti Makartni – Mils u shkurorëzua në vitin 2002, me ç’rast zonjës Mills, i takuan më tepër se 30 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG